Monday, January 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

Ali Ahmeti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Xhepçishti, ka deklaruar se 19 tetori është dita kur populli do të flaës me votë dhe me dinjitet.

Ai ka deklaruar se ndryshimi në Tetovë do të ndodhë, raporton SHENJA.
“Xhepçishti foli qartë!
Çdo fshat, çdo qytet po bashkohet në këtë rrugëtim kombëtar. Sonte në Tetovë, me Arben Taravarin dhe me qytetarët e Xhepçishtes, u dëshmua se bashkimi është i pathyeshëm dhe ndryshimi është i pashmangshëm.
19 tetori dita kur populli do të flasë me votë dhe me dinjitet.
19 tetori fitorja e vullnetit qytetarë mbi kontrollin dhe dirigjimin.
19 tetori referendumi i shqiponjave që nuk pranojnë nënshtrim.
19 tetori dita e unitetit, e drejtësisë dhe e dinjitetit kombëtar.
Ndryshimi në Tetovë do të ndodh.
Pas këtyre zgjedhjeve, Bajram Rexhepi do të jetë kryetar dhe do të qeverisë në interes të çdo qytetari, me përgjegjësi, me dinjitet dhe me vizion për Tetovën që e duam të gjithë.
Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!”, ka deklaruar Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!