Kasami: Të rinjtë janë forca e zhvillimit të Tetovës

Në Qendrën Rinore të Tetovës ka nisur projekti “Zhvillimi i aftësive për orientim në karrierë”, një nismë e qëllimshme për të përgatitur të rinjtë tanë për tregun e punës përmes trajnimeve praktike, sesioneve të mentorimit dhe aktiviteteve që nxisin vetëbesim dhe profesionalizëm. Ky projekt është pjesë e vizionit për një Tetovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, “Të rinjtë janë forca e zhvillimit të Tetovës!” Ai theksoi se investimi në arsim dhe rini nuk janë thjesht një premtim, por punë konkrete që po ndryshon çdo ditë fytyrën e qytetit.
Nën udhëheqjen e profesorëve dhe mentorëve Arsim Sinani dhe Fatmir Hoxha, të rinjtë po mësojnë si të shkruajnë një CV profesionale, si të përballen me intervistat e punës dhe si të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi për të ardhmen e tyre.
Në të njëjtën kohë, Qendra Rinore ka promovuar edhe këndin e fotografive, ku janë ekspozuar imazhe të bukura të trashëgimisë kulturore të Tetovës, për të kujtuar se qyteti ynë është vend me histori, shpirt dhe kreativitet të pashtershëm.
Kryetari Kasami theksoi: “Këto janë shembuj konkretë të investimit tonë në arsim, kulturë dhe rini, sepse besojmë se përmes tyre ndërtojmë një Tetovë më të zhvilluar, më të bukur dhe më të bashkuar.”
Ky projekt tregon qartë se bashkëpunimi, përkushtimi dhe investimi në të rinjtë janë çelësi për një Tetovë të ardhme më të ndritur dhe dinjitoze.
