Dita e bashkimit gjerman/ Gashi: Thellojmë bashkëpunimin parlamentar me Bundestagun

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup me rastin e Ditës së bashkimit gjerman, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
“Falënderime të veçanta për ambasadoren Petra Dreksler dhe ekipin e ambasadës për ftesën dhe për miqësinë e vazhdueshme. Gjermania është partneri dhe aleati ynë kryesor në rrugën drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Gashi, duke shtuar se si Kuvend mbeten të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun.
Kjo sipas tij, nënkupton edhe shkëmbimin e praktikave të mira dhe mbështetjen e reformave që nënkuptojnë sundimin e ligjit, një klimë më të mirë biznesi, tranzicion energjetik dhe arsim cilësor.
“Besoj se me punë të përbashkët do të krijojmë më shumë mundësi për qytetarët dhe për lidhjet investuese e kulturore midis Maqedonisë dhe Gjermanisë”, ka thënë mes tjerash kryeparlamentari Gashi.
![]()


