Albi Qamili me të rinjtë në lagjen Teqe: Ndryshimi i madh fillon me hapin e vogël, Tetova s’ndalet

0
16

Albi Qamili me të rinjtë në lagjen Teqe: Ndryshimi i madh fillon me hapin e vogël, Tetova s’ndalet

Bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, sot ka zhvilluar një aktivitet në lagjen Teqe, ku së bashku me të rinjtë dhe të rejat e Tetovës, u angazhuan derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin për zhvillimin e qytetit.

Në atmosferë entuziazmi dhe besimi, Qamili theksoi se ndryshimi i madh fillon me hapa të vegjël, me takime të sinqerta dhe me një fjalë të drejtë të ndarë me çdo qytetar. Ai shtoi se Tetova tashmë është në rrugën e transformimit dhe ky proces duhet të vazhdojë pa u ndalur.

“Çdo cep i Tetovës është gjallë me energjinë e re për ndryshim. Ky është mesazhi që po marrim nga qytetarët, të cilët e duan vazhdimin e transformimit të filluar. Tetova ka forcën dhe vizionin për të ecur përpara. Tetova s’ndalet!”, ka shkruar Qamili.

Me angazhim të rinor dhe me energji të re, Albi Qamili po konfirmon se është zëri i gjeneratës që kërkon zhvillim dhe modernizim të Tetovës.