Friday, October 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFatmir Limani: Për herë të parë në Kërçovë, gratë në ballë të...

Fatmir Limani: Për herë të parë në Kërçovë, gratë në ballë të listës fituese

Fatmir Limani: Për herë të parë në Kërçovë, gratë në ballë të listës fituese

Forumi i Gruas VLEN – Kërçovë ka zhvilluar një takim me pjesëmarrjen edhe të kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani.

Limani në këtë takim ka potencuar rolin jetik që kanë gratë në jetën politike dhe shoqërore. Ai u shpreh se vizioni, përkushtimi dhe vendosmëria e grave do të jenë përcaktuese për fitoren më 19 tetor, duke nënvizuar se pa angazhimin e tyre nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë.

“Nuk ka një program timin vetëm për gratë, sepse gratë janë bashkëqeverisëse në familjet tona, janë bashkëkomandante dhe shpesh edhe komandante të vërteta. Nëna ime është komandantja ime, për shembull. Me këtë ndjeshmëri, të mbështetur në traditën më të mirë shqiptare dhe në përvojën botërore, ne kemi siguruar listën me 35% gra. Në garën e ardhshme do të kemi mbi 50%. Madje, kemi vendosur në krye të listës një grua, një nënë dhe edukatore shembullore e cila për më shumë se tre dekada ka edukuar breza të tërë në gjimnazin e Kërçovës”, ka thënë Limani.

Për herë të parë në historinë e Kërçovës, bartëse e listës fituese është një grua, Teuta Ahmedi Purellku, e cila e cilësoi këtë hap si moment historik për qytetin.

“Falë vizionit dhe lidershipit të kryetarit të ardhshëm të Kërçovës, Fatmir Limani, sot kemi një listë ku gratë janë në ballë të ndryshimit. Jam këtu jo vetëm si kandidate, por si një grua që njeh dhimbjen, sakrificën dhe forcën e çdo nëne, çdo vajze dhe çdo familjeje. Kërçova nuk do të ndalet më! Do të ndërtojmë një qytet të barabartë për gra e burra, një qytet të sigurt për fëmijët tanë dhe një vend ku rinia nuk ikën, por qëndron me shpresë dhe dinjitet”, tha ajo.

Takimi u zhvillua në një atmosferë entuziazmi e pjesëmarrje masive. Në të morën pjesë edhe deputetja e zonës Valbona Adili-Emini, si dhe Mimoza Musa, Imërlije Saliu dhe Katlrina Beqiri.

Në fund, kandidati Fatmir Limani nënshkroi me të pranishmet “kontratën për ndryshim”, duke i dhënë formë vizionit për një Kërçovë të barabartë, të drejtë dhe të zhvilluar për dekadat që vijnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments