Friday, October 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZëvendësministri Hoxha takon ministrin Peci: Çdo këshillë dhe përvojë e tij- vlerë...

Zëvendësministri Hoxha takon ministrin Peci: Çdo këshillë dhe përvojë e tij- vlerë e shtuar për bashkëpunimin rajonal

Zëvendësministri Hoxha takon ministrin Peci: Çdo këshillë dhe përvojë e tij- vlerë e shtuar për bashkëpunimin rajonal

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha ka takuar sot ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive ku ëshë theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer në këtë sferë mes dy vendeve.

Hoxha thekson se së bashku me mikun e tij, zëvendësministrin Imri Demelezi, ministri Peci ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Faton Peci është shembull i menaxhimit në fushën e bujqësisë për të gjithë rajonin, ndërsa çdo këshillë dhe përvojë e tij përbëjnë një vlerë të shtuar për zhvillimin rural dhe bashkëpunimin rajonal”, thekson në postimin në Fejsbuk, zv/ministri Hoxha.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments