Monday, September 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFC.Struga Trim&Lum synon majën: Me fitoren ndaj Pelisterit, mban kryesimin e tabelës

FC.Struga Trim&Lum synon majën: Me fitoren ndaj Pelisterit, mban kryesimin e tabelës

Sot në ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Strugë, skuadra vendase FC Struga Trim & Lum do të përballet me FC Pelister, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kreut të tabelës në kampionat, shkruan Struga Ekspres.

Struganët kanë mundësinë që me një fitore në këtë përballje, të mbajnë kryesimin e tabelës, duke rikonfirmuar ambiciet e tyre për titullin kampion.

Forma e mirë që ka treguar skuadra në javët e fundit, si dhe përkrahja e vazhdueshme e tifozëve, janë shtysë e fortë për ekipin e drejtuar nga stafi teknik i Strugës, që sot kërkon jo vetëm 3 pikët, por edhe një mesazh të qartë për rivalët, FC. Struga është serioze për titullin.

Përballë do të jetë Pelisteri, një skuadër që historikisht ka ditur të jetë e papërshtatshme për rivalët e saj, por që këtë sezon po përpiqet të gjejë ritmin.

Gjithçka është gati për një pasdite emocionuese futbolli në Strugë, ku fitorja nuk ka vetëm vlerë statistikore, por edhe simbolike për ecurinë e mëtejshme të sezonit.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments