Arben Fetai “gozhdon” BDI-në: Nuk deshqiptarizohen institucionet, e kemi hisen tonë
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai gjatë fjalës së tij sonte në Kumanovë, ku u bë hapja e Shtabit zgjedhor të VLEN, ka demaskuar BDI-në, kur kjo e fundit në vazhdimësi po pohon se po minohet Marrëveshja e Ohrit dhe se po deshqiptarizohen institucionet.
Sipas Fetait të gjitha këto janë gënjeshtra të BDI-së dhe se VLEN është garancia se kjo nuk do të ndodhë.
“Ata vazhdimisht manipulojnë, gënjejnë opinionin duke thënë se po minohet Marrëveshja e Ohrit, po deshqiptarizohen institucionet, po preket gjuha shqipe, në realitet po ndodhë krejtësisht e kundërta”, tha Fetai.
Kur flasim për deshqiptarizimin, shton ai, hisen tonë e kemi, është hise e fuqishme dhe më e mirë e asaj që e ka pasur BDI, me përjashtim të periudhës me Kovaçevskin.
“Është po ajo BDI ka kërkuar në VMRO dhe ka thënë se vijmë në qeveri minus kryetarin e Parlamentit, minus ministri vetëm të futemi aty”, u shpreh Fetai.
Sipas numrave për 15 muaj, shton ai janë realizuar 2.300 punësime të shqiptarëve në sektorin publik, më shumë se sa BDI që ka mundur të punësojë për një mandat.
Edhe te avancimet është njëjtë sipas tij, ata që kanë ngecur për dekada në pozitën e bashkëpunëtorit të ri, kjo kategori nuk ekziston më.
“E kemi hequr me ligj dhe jemi kujdesur që të avancojmë qindra shqiptarë në çdo institucion në sektorin publik”, nënvizon Fetai.