Saturday, September 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDiaspora e Veleshtës në Zvicër e përkrah fuqishëm kandidatin e pavarur për...

Diaspora e Veleshtës në Zvicër e përkrah fuqishëm kandidatin e pavarur për kryetar të Strugës, zotin Mendi Qyra

Diaspora Veleshtare në Zvicër e përkrah fuqishëm kandidatin e pavarur për kryetar të Strugës, zotin Mendi Qyra

Jemi të dëshpëruar, të indinjuar, të poshtëruar dhe shpirtërisht të lënduar nga premtimet e parealizuara të partive politike.Me vite të tëra po përjetojmë një demagogji të paparë dhe premtime që i përdorin në mënyrë vicioze dhe qesharake:
-do ta rregullojmë çështjen e ujit, do ta rregullojmë kanalizimin. Për plotë njëzetepesë vite dhe në vitin 2025 kur bota e përparuar përdorin Inteligjencën Artificiale, në fushatat zgjedhore të Maqedonisë së Veriut përsëri slogani i njëjtë;(uji, kanalizimi) -Zgjedhje-premtime-zhgënjim . Sa herë na kanë premtuar partitë? Sa herë na kanë thënë se do të ndryshojë jeta jonë, por gjithçka ka mbetur njësoj? Ne e dimë të gjithë: partitë na kanë ndarë, na kanë lodhur, madje edhe shpresën na e kanë vjedhur.

Por sot para nesh qëndron një mundësi tjetër. Sot kemi një njeri që nuk vjen nga politika e vjetër, por nga vetë gjiri i qytetit tonë. Një njeri që nuk flet me slogane boshe, por me vepra dhe me përvojë të ndërtuar me ndershmëri. Ky njeri është Mendi Qyra!

Mendiu nuk ka prapa parti, nuk ka prapa interesa të fshehta. Ai ka vetëm një forcë: popullin e Strugës. Ai guxon të thotë të vërtetën, sepse nuk i druhet askujt. Ai guxon të bashkojë, sepse e di se ky qytet ka nevojë për unitet, jo përçarje.

Prandaj, zgjedhja është e qartë: ose e vazhdojmë jetën me ata që sot jemi të zhgënjyer, ose i japim shansin një qytetari si ne, që guxon, që punon dhe që është gati të sakrifikojë për Strugën.

Le ta bëjmë këtë hap. Le ta çojmë Strugën drejt një të ardhmeje që e meritojmë!

Me Mendi Qyrën – Struga fiton!

Diaspora Veleshtare në Zvicër

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments