Friday, September 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAksident në rrugën Strugë-Ohër, një person përfundon në spitalin e eshtrave

Aksident në rrugën Strugë-Ohër, një person përfundon në spitalin e eshtrave

Më 25 shtator 2025, në orën 08:35 në MPB-Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Ohër-Strugë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti udhëtarësh të markës “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga 83-vjeçari R.M. nga fshati Kalihtë i Strugës, dhe një automjeti transportues “Zastava” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 72-vjeçari F.T. nga Ohri. Në aksident, R.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Strugë, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments