Mendi Qyra mirëpritet fuqishëm nga mërgata struganë në Itali,
“Zëri i Strugës nuk njeh kufij!”, me këtë mesazh të fuqishëm dhe plot emocion, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe kuptimplotë me bashkëqytetarët struganë që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Takimi u prit me entuziazëm nga mërgimtarët, të cilët dëshmuan edhe një herë se mërgata është jo vetëm zemra e diasporës shqiptare, por edhe një partner i rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së Strugës.
Atmosfera ishte e mbushur me dialog të hapur, ide të frytshme dhe diskutime për zgjidhje konkrete që prekin jetën e përditshme në Strugë. Qindra pjesëmarrës ndanë përvojat e tyre, shqetësimet dhe vizionin për një Strugë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
“Mërgata ka qenë gjithmonë forca që ka mbajtur gjallë shpresën dhe dashurinë për vendlindjen. Sot, më shumë se kurrë, është koha që energjia, përvoja dhe mendimet tuaja të bëhen pjesë aktive e ndryshimit që dëshirojmë për Strugën,” – deklaroi Mendi Qyra gjatë fjalimit të tij.
Si strugan që jetojmē në mërgim, e mirëpresim fuqishëm këtë angazhim të z. Qyra dhe e mbështesim pa rezervë më 19 tetor. Koha për ndryshim ka ardhur, me mendje të hapur, me zemër të bashkuar dhe me një vizion të qartë për Strugën që duam, thonë mërgimtarët.
#MendiQyra
#Struga2025
#ZëriMërgatës
#StrugaPaKufi
#NdryshimiFillonTani
#MeMërgatënPërStrugën