Friday, September 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti nga Dollneni: “Shqiptarët janë në këmbë – nuk pranojmë më...

Ali Ahmeti nga Dollneni: “Shqiptarët janë në këmbë – nuk pranojmë më nëpërkëmbje!”

Atmosferë entuziazmi, besimi dhe qëndrese kombëtare sonte në Dollnen, ku u hap zyrtarisht shtabi komunal zgjedhor. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur tubimin duke e cilësuar si një dëshmi të gjallë të mobilizimit mbarëkombëtar në prag të plebishitit të 19 tetorit.

“Sonte, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen, u konfirmua edhe njëherë mobilizimi kombëtar për plebishitin e 19 tetorit. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë: shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë! Të gjithë me një zë ishim: nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar.

Nuk lejohet më shkelja e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, me punë të përbashkët dhe me synim të qartë drejt perspektivës sonë evropiane. Miq, ky është momenti ynë historik.

Ky është çasti që bashkë të vendosim për fatin tonë. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë! Vetëm të bashkuar! ka shkruar Ali Ahmeti nga Dollneni” ka shkruar Ali Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments