Thursday, September 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIbrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “Hajde flasim” në TV21.

Ibrahimi ka sqaruar se pse opozita përdorë terma si referendum dhe plebishit. Pasi që nuk i bëri gjërat e prekshme dhe reale. As në fshatin e Ali Ahmetit nuk u bë kanalizimi nga BDI, por nga qeveria VLEN.

“ Është e qartë.Nëse dëgjoni se çfarë flasin ata nëpër tubime dhe çfarë flasim ne. Është e qartë se pse ata flasin me terma të referendumit dhe plebishitit dhe është e qartë pse ne nuk flasim me aso terma. Ata, për shkak se nuk kanë asnjë ofertë reale për zgjedhjet lokale, për çështje lokale, dhe kjo nuk është se ata nuk kanë edhe zgjidhje për ato tema, po për shkak se ata e kanë pasur pushtetin dhe është dashur ti përmbyllin ato çështje. Ata nuk e kanë bërë këtë. Dhe në mungesë të një kapitali të këtillë të mund të thonë se ne e bëmë filan çerdhen, filan shkollën, filan rrugën, filan ujësjellësin, filan kanalizimin. Fjala bie, zoti Ali Ahmeti nuk mund të mburret as për fshatin e tij, për shkak se e ka bërë kanalizimin. Atë e bëri VLEN-i ”, deklaroi Ibrahimi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments