Wednesday, September 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai takoi përfaqësuesin e NDI-së, David Sip

Fetai takoi përfaqësuesin e NDI-së, David Sip

Fetai takoi përfaqësuesin e NDI-së, David Sip

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, zhvilloi sot një takim miqësor me përfaqësuesin e NDI-së, David Sip.
Në takim u diskutua mbi zbatimin e projektit “Komunitete me Integritet”, përgatitjet për mbledhjen e dytë të Këshillit Këshillëdhënës që do të mbahet në nëntor 2025, si dhe mbi procesin e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Fetai informoi për punën e kabinetit dhe organizimin e mbledhjes së dytë të trupit ndërresorial, e cila do të mbahet më 29 shtator në Qeveri. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i NDI-së informoi mbi projektin “Forcimi i Sistemeve të Integritetit në Komuna”, që po zbatohet në gjashtë komuna të vendit, si dhe mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit. “Nga ana ime, i informova mbi punën e kabinetit dhe organizimin e mbledhjes së dytë të trupit ndërresorial, e cila do të mbahet më 29 shtator 2025 në Qeveri. Nga NDI na informuan edhe mbi projektin “Forcimi i Sistemeve të Integritetit në Komuna”, i cili po zhvillohet në gjashtë komuna, si dhe mbi bashkëpunimin që kanë me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit në luftën kundër korrupsionit”, njofton Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments