Monday, September 8, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Jepuni dashuri njerëzve që sot janë gjallë, sepse ajo që...

Lindim Etemi: Jepuni dashuri njerëzve që sot janë gjallë, sepse ajo që nuk thuhet sot, nesër ndoshta nuk ka më kohë të thuhet

Jepuni dashuri njerëzve që sot janë gjallë, sepse ajo që nuk thuhet sot, nesër ndoshta nuk ka më kohë të thuhet

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe ku shpesh e harrojmë të ndalemi për të parë në sy njëri-tjetrin, kjo frazë tingëllon si një thirrje e fuqishme, e thjeshtë dhe njëkohësisht thellësisht njerëzore. Jepuni dashuri njerëzve që janë gjallë, sepse ajo që nuk thuhet sot, mund të mos ketë më kohë të thuhet.

Në thelb, kjo frazë është një kujtesë që na fton të jetojmë me më shumë ndërgjegje emocionale. Është një paralajmërim i heshtur që të mos e kursejmë dashurinë, mirënjohjen dhe kujdesin për njerëzit sa janë ende pranë nesh. Ne, si qenie njerëzore, kemi prirjen të marrim për të mirëqena shumë gjëra: familjen, miqtë, njerëzit që na duan. Dhe shpesh, jemi më të zënë duke ndjekur punët tona, shqetësimet tona, problemet tona, dhe harrojmë të shprehim gjënë më të rëndësishme, dashurinë.

Shumë herë, njerëzit nderohen pas vdekjes. U kushtohen fjalë të bukura, bëhen postime prekëse, derdhen lot që s’i dëgjoi askush kur ishin gjallë. Por çfarë vlere kanë gjithë këto për atë që nuk është më? A nuk do kishte qenë më kuptimplotë të ndanin atë dashuri kur ai apo ajo ishin ende këtu, duke jetuar, duke pritur një përqafim, një falje, një fjalë të ngrohtë?

Jetojmë në një kohë ku shumë marrëdhënie janë të sipërfaqshme, dhe shpesh njeriu ngatërrohet me rutina, me ambicie personale apo me keqkuptime të vogla që zmadhohen me kalimin e kohës. Por jeta është e pasigurt. Askush nuk është i përjetshëm. Një telefonatë e shtyrë për nesër, një takim i anuluar për “kur të kemi më shumë kohë”, një “të dua” që nuk u tha kurrë, të gjitha këto bëhen peshë në zemrën tonë kur nuk ka më mundësi për t’i dhënë.

Kjo thirrje ja rëndësi sepse fjalët dhe veprat tona kanë ndikim të menjëhershëm në zemrat e të tjerëve. Një buzëqeshje, një “si je?”, një kujdes i vogël mund të ndriçojë ditën e dikujt që e ndjen veten të padukshëm.

Sepse shumë njerëz ndihen të vetmuar, të papranuar apo të harruar ,edhe pse janë të rrethuar nga të tjerët. Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë, është veprim.

Sepse dashuria, kur jepet sinqerisht, është ajo që mbetet në kujtesën e njerëzve edhe kur gjithçka tjetër harrohet. Nuk kujtojmë gjithmonë çfarë na thanë njerëzit, por kujtojmë gjithmonë si na bënë të ndihemi.

Mos e vononi dashurinë. Jepeni sa më shumë, sa më shpesh, dhe sa më sinqerisht. Një fjalë e mirë, një gjest i thjeshtë, një telefonatë pa ndonjë arsye të madhe, mund të ndryshojnë një ditë të tërë, ndoshta edhe një jetë të tërë.

Sepse jeta është këtu dhe tani. Njerëzit që duam janë këtu dhe tani. E ardhmja është e pasigurt. E vetmja gjë që ka vlerë të përjetshme është dashuria që japim ndërsa jemi gjallë dhe që ua japim atyre që janë gjallë.

Lindim Etemi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments