Thursday, August 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni. Nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së “non grata”, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët.

Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal.

Sot, Taravari është bashkëpunëtor i ngushtë i BDI-së së kriminalizuar, që për dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin e shqiptarëve. Duke i bërë shërbim Ahmetit e Grubit, ai ka tradhtuar idealet për të cilat dikur thirrej dhe është rreshtuar krah atyre që qytetarët shqiptarë i ndëshkuan më 8 maj.

VLEN-i e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë harruar kush e solli varfërinë, padrejtësinë dhe izolimin. Taravari sot është fytyra e një politike të degraduar, që për interesa të veta personale i ka shitur të gjitha kauzat e shqiptarëve.

Ne nuk do të lejojmë që lojërat e tij të shpëtojnë BDI-në nga rrënimi politik. Shqiptarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe ky ndryshim është i pandalshëm.

VLEN u themelua për ta shkulur nga rrënjët këtë mentalitet të vjetër, të kalbur e të shitur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: nuk do të kthehen më prapa tek Taravarët që shiten për tendera, as tek Ahmetët që sunduan përmes frikës dhe korrupsionit. Prandaj, sot e themi qartë: Arben Taravari është simbol i tradhtisë politike dhe vazal i BDI-së “non grata”. Shqiptarët nuk do ta falin kurrë këtë shkelje mbi besimin e tyre. Historia do ta kujtojë si njeriun që u shit, ndërsa VLEN si forca që solli ndryshimin e shumëpritur.

VLEN për një politikë të pastër, për një të ardhme pa korrupsion e tradhti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments