Tuesday, August 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPremtime mbi tokë, dështime nëntokë. Parkingu nëntokësor që kurrë nuk u ndërtua...

Premtime mbi tokë, dështime nëntokë. Parkingu nëntokësor që kurrë nuk u ndërtua (FOTO)

Premtime mbi tokë, dështime nëntokë. Parkingu nëntoksor që kurr nuk u ndërtua
Çdo qytet ka projekte që shënojnë kthesë për zhvillimin urban. Për Strugën, një prej tyre duhej të ishte parkingu nëntokësor në qendër të qytetit, një projekt i cili ka vite të tëra që prezantohet si zgjidhje moderne për problemin e përhershëm të mungesës së hapësirave për parkim.
Udhëheqësia lokale, në vitin 2017 gjatë fushatës zgjedhore, paralajmëroi ndërtimin e një parkingu nëntokësor në sheshin qendror përmes partneritetit publiko-privat. Po ashtu, në vitet 2018 dhe 2019, qytetarëve iu tha se punimet ishin gati të fillonin, madje u përmend se ishte realizuar edhe sondazhi gjeomekanik për dy kate nëntokësor. Në terren megjithatë, asnjë ndryshim.

(Screenshot nga programet zgjedhor )

Sot jemi në vitin 2025 dhe projekti ende nuk ekziston, përveçse si një ide e vjetër e prezantuar me shumë bujë. Në vend të parkingut modern, qytetarët përballen çdo ditë me bllokada të trafikut, parkime të improvizuara dhe hapësira publike të zëna nga automjete. Ndërkohë, parkingjet e paligjshme vazhdojnë të funksionojnë duke gjeneruar të ardhura për individë të caktuar, ndërsa komuna mbyll sytë.
(foto plani projektues)
Ky dështim nuk është vetëm i një individi apo një mandati të vetëm, por rezultat i qeverisjeve të njëpasnjëshme që për më shumë se 10 vite nuk arritën të realizojnë një nga nevojat më elementare për qytetin. Premtimi për parking nëntokësor është shembulli më i qartë se si Struga ka ngecur mes deklaratave politike dhe realitetit të hidhur të mungesës së veprave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments