Tuesday, August 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN dorëzoi kallëzim kundër Bujar Osmanit

VLEN dorëzoi kallëzim kundër Bujar Osmanit

Koalicioni VLEN ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër kandidatit të BDI-së në Komunën e Çairit, Bujar Osmani, shkruan Alsat.

Sipas tyre, kallëzimi ka të bëjë me keqpërdorime lidhur me organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup në nëntor të vitit 2023, derisa Osmani ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“VLEN dorëzon kallëzim në Prokurorinë Publike që të veprohet mbi raportin negativ të Entit Shtetëror për Revizion në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për kohën kur ministër ka qenë Bujar Osmani. Revizorët konstatuan se mbi 120 milionë denarë janë shpenzuar për Samitin e OSBE-së pa dokumentacion dhe evidencë. Kjo ngre dyshime serioze për keqpërdorim të parave publike. Nuk ka dëshmi se ku janë shfrytëzuar këto mjete dhe Prokuroria Publike patjetër të hetojë”, u shpreh Granit Osmani, VLEN.

Nga ana tjetër, Osmani, ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si shpifje, ndërsa sipas tij këtë e kanë vërtetuar edhe institucionet përkatëse.

“E para, nuk ka pasur asnjëherë revizion për OSBE-në. Ajo është një shpifje e ulët. Asnjëherë nuk është konstatuar ndonjë parregullsi. Unë vetë para se të mbahet samiti për shkak të mysafirëve që vinin, i kam dërguar në Komisionin Antikorrupsion, në Prokurori që vetë t’i kontrollojnë dhe dyja institucionet kanë dalë me konstatim të shkruar të cilën mund t’ua dorëzoj se nuk ka asnjë parregullsi në këtë proces”, tha Bujar Osmani, BDI.

Ndërkohë nëpër disa media, është shpërndarë një shkrim në të cilën thuhet se Antikorrupsioni dhe Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar kanë ndërprerë çështjet rreth organizimit të Samitit të OSBE-së, pasi nuk kanë gjetur parregullsi.

Shkrimi mediatik, në fakt është i bazuar në një status të Bujar Osmanit në janar të vitit 2024.

Revizoni në fakt nuk kishte komentuar kontratën, por kishte monituar zbatimin e saj në vija të trasha.

Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Antikorrupsioni nuk kanë qëndrim të qartë sa i përket kësaj çështje, ndërsa nga Prokuroria Themelore Publike theksojnë se deri tek ata kanë është dorëzuar raporti për Ndërmarrjen Publike për Menaxhim me Objekte Sportive për vitin 2023.

Organi i akuzës ka formuar lëndë, ndërsa prej atje thonë se po ndërmarrin veprime për verifikim të gjetjeve./ Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments