Ali Ahmeti: Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj

0
17

Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit.

Emri i Nënë Terezës sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës, në sheshe dhe universitete, ashtu si në Shkup ku Universiteti “Nënë Tereza”, qendra klinike universitare dhe arteria kryesore e korridorit 8 mbajnë me krenari emrin e saj.

Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi.
Ali Ahmeti


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5