Tuesday, August 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI: Gabimet e VMRO-DPMNE-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting...

BDI: Gabimet e VMRO-DPMNE-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se VMRO-DPMNE është është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike.

Nga BDI thonë se nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, politika po ndërhyn hapur në Prokurori, Këshillin Gjyqësor Republikan dhe në Këshillin e Prokurorëve, sipas tyre, me skenarë klasikë politikë për ta vënë drejtësinë nën kontroll.

“BDI nuk i frikësohet drejtësisë së pavarur dhe as transparencës. Përkundrazi, ne ofrojmë zgjidhje konkrete: vetting me monitorim ndërkombëtar, që të pastrohet skena politike dhe publike nga çdo ndikim korruptiv. Le të hetohet pasuria e çdo politikani dhe çdo partie politike. Le të hetohet procesi më i madh korruptiv në vend – privatizimi – i cili krijoi oligarkë të paprekshëm me monopole në sektorë kyç të ekonomisë, që sot bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin europian, nga frika e konkurrencës së ndershme”.

“BDI kërkon që hetimi të shtrihet edhe mbi institucionet e sigurimit shtetëror dhe punonjësit e tyre që nga viti 1945 e deri më sot, sepse vetëm kështu mund të mbyllet një kapitull i errët i së kaluarës dhe të ndërtohet një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Ata që nuk kanë çfarë të fshehin, e pranojnë vetingun. Ka kaluar koha e projekteve monoetnike dhe e supremacisë etnike. Maqedonia e Veriut ndërtohet vetëm së bashku, në frymën e multietnicitetit dhe barazisë, jo duke përdorur petkun e “luftës kundër korrupsionit” për të realizuar agjenda që e minojnë shtetin dhe kapin atë për të realizuar agjenda monoetnike”, thonë nga BDI.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments