Sunday, August 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra takon struganët: Zemra e Strugës rreh për ndryshim, dhe ndryshimi...

Mendi Qyra takon struganët: Zemra e Strugës rreh për ndryshim, dhe ndryshimi po vjen!

Sot, gjatë një takimi të ngrohtë me qytetarët e Strugës, Mendi Qyra ndau shqetësimet dhe shpresat e banorëve, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshim dhe përmirësim të kushteve të jetesës.

“Zemra e Strugës rreh për ndryshim. Struganët duan siguri, rregull, ujë të pijshëm, rrugë të pastra dhe ndriçim në çdo lagje. Por mbi të gjitha, ata kërkojnë dinjitet në punë,” u shpreh Qyra.

Gjatë vizitës së tij në tregun e gjelbërt, një vend që siguron jetesën e përditshme për shumë familje, Qyra theksoi se kushtet aktuale nuk i bëjnë nder qytetit.

“Tregu i gjelbërt është lënë pas dore. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Zgjidhja duhet të vijë dhe do të vijë,” deklaroi ai.

Mendi Qyra shprehu besimin se Struga ka burime të mjaftueshme njerëzore për të sjellë ndryshimin e duhur: “Struga ka njerëz të mençur, punëtorë dhe të ndershëm. Së bashku, do t’i rikthejmë qytetit dinjitetin që meriton, një Strugë ku puna vlerësohet dhe jeta respektohet.”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments