Thursday, August 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Çarshia e Vjetër është zemra e Çairit, do ta dyfishojmë fuqinë...

Mexhiti: Çarshia e Vjetër është zemra e Çairit, do ta dyfishojmë fuqinë e saj ekonomike!

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar pjesën e katërt të “Masterplanit për Çairin”, i cili po realizohet në bashkëpunim me arkitektin nga Stambolli, Bajram Vardar, me origjinë shqiptare dhe rrënjë nga Shkupi.

Këtë herë, fokusi i Mexhitit është Çarshia e Vjetër e Shkupit, të cilën ai e cilëson si boshtin kryesor ekonomik jo vetëm të Çairit, por të gjithë kryeqytetit.
“Ekonomia kryesore e Çairit është Çarshia e Vjetër, Çarshia më e madhe në Ballkan! 700 dyqane, shumë më e madhe se çarshia e Sarajevës dhe kur kam ardhur në vitin 2005 ajo ka qenë e frikshme që pas orës 17:00 të kalosh aty. Sot edhe në 12 të natë të shkosh, çarshia e Shkupit vlon, vlon nga turistët, vlon nga qytetarët tanë, vlon me shërbime, me biznese, ku minimumi 700 familje, por nuk janë 700 sepse me një dyqan ka staf, ka kallfa, ka qirak, ka partner, ka aksionar, d.m.th mbi 1 mijë familje, kryesisht të Çairit, të Shkupit aty e kanë ekzistencën, pra e kemi bërë një të mirë. Pra sot nëse ia rregullojmë edhe parkingun, ajo do të dyfishojë punën e Çarshisë së Vjetër, sepse problemi kryesor është: Dua të shkoj në Çarshi por nuk di ku të parkohem!”, kaq thënë Mexhiti.

Ai solli në vëmendje edhe transformimet që ka pësuar zona e njohur si “Rruga e Plastikave”, duke vënë në pah rolin e tij në mbrojtjen e bizneseve dhe familjeve që jetojnë nga to.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments