Thursday, August 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e...

Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e zejtarisë

Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e zejtarisë

Në përpjekje për t’i kthyer jetë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, kandidati për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani, para zejtarëve të këtij mjedisi historik prezantoi një sërë masash konkrete të cilat, siç tha ai, synojnë jo vetëm ta ruajnë, por edhe ta zhvillojnë zejtarinë si trashëgimi të gjallë të qytetit.

“Çarshia e Vjetër është shpirti i Shkupit, monument i gjallë i historisë, kulturës dhe traditës. Por e ardhmja e saj varet nga njerëzit që e mbajnë këtë traditë gjallë,” deklaroi Osmani gjatë takimit me esnafin.

Ai i ftoi zejtarët në një mision të përbashkët për ta ndalur procesin e zhdukjes së zanateve, gjë që është e dukshme prej vitesh, dhe për ta bërë sërish Çarshinë një bërthamë të gjallë e të njohur të qytetit.

Programi i paralajmëruar “Mjeshtër e nxënës” parashikon një sistem subvencionesh e bursash që do të rikthente praktikën e dikurshme të transmetimit të dijes zejtarake. Mjeshtrit që do të marrin përsipër të trajnojnë të rinj do të mbështeten financiarisht, ndërsa nxënësit do të përfitojnë bursa. Për çdo mjeshtër që do ta hapë punëtorinë e tij për gjeneratën e ardhshme, do të ketë falënderim dhe mirënjohje publike.

Ky model, megjithëse i thjeshtë, mund të ketë ndikim afatgjatë, jo vetëm në përgatitjen profesionale, por edhe në lidhjen emocionale që do të krijohet mes të rinjve dhe traditës.

Osmani paralajmëroi edhe krijimin e një fondi grantesh për zejtarët, i cili do të mbulonte nevojat bazë: vegla, lëndë të para, shpenzime komunale, madje edhe qira dyqanesh në pjesën historike. Në një kohë kur shumë zejtarë mezi arrijnë të përballojnë shpenzimet, kjo lloj ndihme mund të ishte dallimi mes mbylljes apo mbijetesës.

Në kombinim me subvencionet e propozuara, kjo masë e vendos komunën në rolin e një partneri aktiv.

Në qendër të konceptit të propozuar është edhe ideja “Përjetoje Çarshinë”, që nënkupton ngjarje mujore me punëtori zejtarie të hapura ku vizitorët do të mund të shohin nga afër procesin e punimit: enë bakri, këpucë, stof, gdhendje druri.

“Vizitorët do të mund të shohin se si punohet bakri, këpuca, gdhendja apo stofi. Do të marrin pjesë, do të blejnë dhe do të mësojnë,” theksoi Osmani, duke siguruar se kjo do të shndërrohet në ofertën turistike numër një të qytetit. Në thelb, shtoi ai, Çarshia duhet të ndalojë së qeni vetëm një imazh për kartolinë dhe të bëhet hapësirë interaktive që jeton bashkë me qytetin.

Përmes një platforme online me emrin “Punuar në Çarshi”, zejtarët do të kenë mundësi të prezantohen në tregun digjital. Përveç kësaj, është paralajmëruar edhe integrimi urban i elementeve tradicionale në hapësirat publike, një hap që duhet ta afrojë Çarshinë me jetën e përditshme të qytetarëve përtej kalldrëmeve të saj.

Nismat e Osmanit nuk kufizohen vetëm në përfitimet ekonomike apo kulturore, por mbështeten mbi idenë se Çarshia është një hapësirë me domethënie simbolike për Shkupin.

“Turistët nuk vijnë këtu vetëm për ushqim, por për historinë dhe karakterin që e bën Çarshinë unike,” nënvizoi Osmani.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments