Më 19 gusht 2025, në orën 17:10 në SPB Gostivar është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër fshatit Sretkovë, një veturë e udhëtarëve e markës “Mercedes” me targa të Ohrit, e drejtuar nga 54-vjeçari Z.J. nga Ohri, ka goditur një mur mbajtës prej betoni.
– Në aksident, plagë të rënda trupore kanë pësuar pasagjerja 52-vjeçare L.J. dhe pasagjeri 25-vjeçar S.J., të dy nga Ohri, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere tjetër, 18-vjeçarja S.J. nga Ohri, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga një ekip hetues nga SPB Gostivar, njofton MPB.
(Struga Ekspres)