Më 18 gusht 2025, në orën 17:10, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në hyrje të fshatit Botun, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tre persona.
Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti udhëtarësh markë “Volkswagen Passat” me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.D.D.F. (50) nga Holanda, një automjeti transportues “MAN” me rimorkio “Krone” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.R. (25) nga fshati Studeniçan i Shkupit, një automjeti udhëtarësh “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.Ç. (74) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Renault” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.T. (48) nga fshati Leskoec i Ohrit.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i “Mitsubishi”-t, Z.Ç., dhe bashkudhëtarja e tij M.D.Ç. (71), ndërsa me lëndime të lehta trupore është lënduar bashkudhëtarja nga automjeti “Renault”, V.T. (48) nga fshati Leskoec i Ohrit. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.
Në vendngjarje është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Ohër, informojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)