*Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43% krahasuar me vendimin e datës 11.08.2025.
Nga 19 gushti 2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve do të jenë:
EUROSUPER BS-95 → 74,00 den/litër
EUROSUPER BS-98 → 76,00 den/litër
EURODIZEL BS (D-E V) → 67,50 den/litër
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL-1) → 67,00 den/litër
Mazut M-1 SU → 38,643 den/kg
Në bazë të këtij vendimi:
Çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi i EURODIZEL (D-E-V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/litër.
Çmimi i mazutit M-1 SU ulet për 1,143 den/kg dhe do të shitet me 38,643 den/kg.
KRRE rikujton se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që do të vlejnë nga ora 00:01 e 19 gushtit 2025.(INA)