Sunday, August 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShkelzen Bekteshi: Pika kufitare Qafë Thanë – Simbol i pritjes me orë...

Shkelzen Bekteshi: Pika kufitare Qafë Thanë – Simbol i pritjes me orë të tëra dhe i nevojës për veprim urgjent

Pika kufitare Qafë Thanë – Simbol i pritjes me orë të tëra dhe i nevojës për veprim urgjent

Pika kufitare Qafë Thanë me fluks të madh qarkullimi, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, po përballet sërish me ngarkesë të madhe dhe radhë të gjata automjetesh. Qytetarë dhe biznese që kalojnë në këtë pikë ankohen për pritje të zgjatura, të cilat shpesh tejkalojnë disa orë në temperatura mbi 35 °C. Sipas tyre, mungesa e stafit të mjaftueshëm dhe procedurat e ngadalta kufitare po ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik dhe ditëve me fluks të lartë.

Aleanca për Shqiptarët dega Strugë ngre zërin me indinjatë të thellë për këtë gjendje duke kërkuar nga autoritetet veprime konkrete dhe zgjidhje për këtë pengesë e cila qytetarët e dy vendeve i ka stërlodhur në këtë sezon.

Shkelzen Bekteshi
Kryetar i Aleancës Për Shqiptarët dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments