Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas largimit të Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”, duke e cilësuar këtë si shenjë të thellimit të krizës identitare brenda opozitës.
“Kriza identitare në opozitë po thellohet. Sot, Partia Demokratike e Turqve u largua nga “Fronti Evropian”, duke zbuluar boshllëkun programor dhe faktin se aleancat ndërtohen më shumë mbi llogari frike sesa mbi bindje.
Në këtë dritë, “koalicioni opozitar” duket se meriton një emër më realist: “Aleanca Kombëtare për Interes”.
Urime për “parimet”!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)