Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka deklaruar se koalicioni VLEN do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë edhe pas zgjedhjeve lokale të vjeshtës, duke hedhur poshtë zërat për zgjedhje të dyfishta.
“Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë. VLEN do të jetë pjesë e qeverisë edhe pas zgjedhjeve lokale”, shkroi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka kritikuar BDI-në dhe partnerët e saj të rinj, të cilët sipas tij kishin ushqyer shpresat e aktivistëve se në vjeshtë do të zhvilloheshin edhe zgjedhje parlamentare, çka do t’u mundësonte rikthimin në pushtetin qendror.