Friday, July 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: Ja pse u bë koalicionimi me BDI

Ziadin Sela: Ja pse u bë koalicionimi me BDI

*Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se bashkimi me koalicionin e Frontit Evropian, të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit, nuk është humbje e filozofisë së kryetarit të PDSH-së, tashmë të ndjerë, Arbën Xhaferit, nga partia e të cilit u formua ASH.

Sela për “Tëvë“ përmendi dy arsye pse iu bashkua një koalicioni të tillë.

E para, sipas tij, ishte pamundësia për të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhje për shkak të mosmarrëveshjes për vulat e partisë, dhe e dyta, tha se mospjesëmarrja në zgjedhje do të thoshte dorëzim, gjë që, sipas tij, do t’i bënte të lumtur të gjithë kundërshtarët politikë.

“Po ju thamë shkurt e shqip për shkak se ka pas vetëm dy zgjidhje. Një mos të marr fare pjesë në zgjedhje, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të kesh vulat e partisë, kontekst që sot e kësaj dite ekziston. Tjetra, në betejat më të mëdha në drejtim të sterkamzave politike dhe betejave tjera që ka pas me bllokun politik maqedonas dhe unë nuk mundesha të dorëzohesha aq lehtë, të gjithë kundërshtarët e mi politik do të gëzoheshin që ia arritën qëllimit”, ka thënë Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments