SPB- Ohër ngriti kallëzim penal kundër N.N. (27) nga Ohri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” dhe “falsifikim i armëve të zjarrit”.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe dhomave ndihmëse që ai i ka përdorur, oficerët e Policisë Kriminale të SPB-së së Ohrit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një pushkë, dy pushkë gjuetie, 1 pushkë me shkop druri, një tytë pushke dhe 198 fishekë që ai i kishte poseduar në mënyrë të paligjshme.
(Struga Ekspres)