Thursday, July 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Sot në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bruno Ceka, realizoi një takim me zëvendëskryeministrin e parë të vendit, z. Izet Mexhiti.

Bruno Ceka është një personalitet i dalluar i diasporës shqiptare, i cili prej dekadash kontribuon në çështjet kombëtare në hapësirën ballkanike. Edhe pse jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë i angazhuar në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës dhe në mbështetjen e vazhdueshme të proceseve demokratike dhe zhvillimore në të gjitha trevat shqiptare.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballen shqiptarët në rajon, si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet diasporës dhe institucioneve shtetërore për përparimin e çështjes kombëtare.

Z. Mexhiti vlerësoi lart rolin e diasporës dhe theksoi se kontributi i figurave si Bruno Ceka është i pazëvendësueshëm për fuqizimin e identitetit dhe unitetit kombëtar.

Pritet që gjatë qëndrimit në vendlindje, Bruno Ceka të zhvillojë takime të tjera me përfaqësues të spektrit politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut.

(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments