Ka ndërruar jetë Bujar Bukoshi, ish kryeministri i Kosovës

0
28

*Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Këtë, Klankosova.tv e ka mësuar nga familjarë të Bukoshit.

Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant.