Thursday, May 29, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës

*Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës që hynë në fuqi nga data 26 maj 2025. Sipas vendimit të fundit, çmimet e benzinave dhe dizelit do të pësojnë ulje, ndërsa një rritje e lehtë është paraparë vetëm për mazutin.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 75,00 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77,00 den/litër, gjithashtu me ulje prej 0,50 denarë.

Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) shënon uljen më të madhe, për 1,50 denarë për litër, duke zbritur në 65,50 den/litër.

Edhe vaj i lehtë ekstra për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë për litër, dhe çmimi i ri do të jetë 68,00 den/litër.

E vetmja rritje është regjistruar te mazuti M-1 NS, i cili shtrenjtohet për 0,625 denarë për kilogram, dhe tani do të shitet me çmim prej 37,433 den/kg.

Vendimi bazohet në lëvizjet e fundit të bursave botërore dhe do të qëndrojë në fuqi deri në rishikimin e ardhshëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments