Monday, May 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionGarib Kaba: Regjimi hibrid filloi me përndjekje, kanë arrestuar djemtë e mi!

Garib Kaba: Regjimi hibrid filloi me përndjekje, kanë arrestuar djemtë e mi!

*Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas arrestimit të dy djemve të tij nga policia e Maqedonisë. Siç theksoi ai, “regjimi aktual hibrid po përdor shpifjet dhe shantazhin për të ushtruar presion politik.”

Ja reagimi i plotë:

Regjimi hibrid i(Svlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione !
Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit.
Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.
Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!
Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista”, ka reaguar Kaba.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments