*Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për TV24 ka deklaruar se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen në Qeveri, pas vendimit të marrë në parti se do ta dalin në opozitë.
Më largimin e Taravarit pritet që të largohen nga pozitat në Qeveri edhe funksionarët tjerë si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.
Taravari ka thënë se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen ndërsa të martën në seancë në Kuvend, do të duhet të konstatohen dorëheqjet e funksionarëve dhe drejtorëve nga partia e Taravarit.
Nuk dihet nëse zv/kryeministri për Qeverivsje të Mirë, Arben Fetai nga partia e Taravarit do të ndjek hapat e liderit.
Ai ende nuk ka dhënë një qëndrim të prerë se a do të largohet nga pozita apo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zv/kryeministrit.