Wednesday, May 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEjup Alimi, barmeni i talentuar strugan fiton çmim të rëndësishëm në Kampionatin...

Ejup Alimi, barmeni i talentuar strugan fiton çmim të rëndësishëm në Kampionatin Shtetëror të Barmenëve (FOTO)

Mesiguri e njihni Ejup Alimin – barmenin e talentuar strugan!

Ejupi mori pjesë në Kampionatin Shtetëror të Barmenëve – edicioni i 16-të në Maqedoni – ku fitoi çmim të rëndësishëm.

Ai u prezantua me një koktel të veçantë, jo vetëm për shijen unike dhe përbërësit e zgjedhur me kujdes, por edhe për paraqitjen kreative – një dekor në formë zemre që simbolizonte pasionin, përkushtimin dhe dashurinë që ai ka për këtë profesion.

Ky detaj simbolik e bëri koktelin edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për jurinë dhe publikun. Ai tregoi se miksologjia nuk është vetëm përgatitje pijeje, por një art i tërë që vjen nga zemra.

Pas suksesit, Ejupi shprehu falënderime të thella: “Një mirënjohje e veçantë për Sky Drinin dhe pronarin Argjent Hani për mbështetjen e palodhur dhe motivimin që më kanë dhënë çdo hap të rrugës. Ky çmim është fryt i bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.”

Ky ishte një hap i madh për Ejupin, por edhe një dëshmi që pasioni dhe kreativiteti janë çelësi i suksesit në çdo fushë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments