Shkëmbimi i parë i nxënësve midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë u iniciua dhe u mbështet nga një qytetar i përkushtuar nga Struga. Harbin Vejseli – i cili është aktiv në politikë vetëm prej disa muajsh arriti të organizojë me përkushtim shkëmbimin ndërmjet shkollës “Vlado Tasevski” në Shkup dhe shkollës “Gesamtschule Mitte” në Duisburg. Ky projekt përfaqëson jo vetëm bashkëpunimin ndërkombëtar, por edhe vullnetin e gjeneratës së re për të ndërtuar ura midis kulturave.