Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRamadani nga ASH: Jo me ultimatume, por dialog, respekt reciprok dhe bashkëpunim...

Ramadani nga ASH: Jo me ultimatume, por dialog, respekt reciprok dhe bashkëpunim parimor

Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani ka dal me një qëndrim lidhur me vendimin e mbrëmshëm të kryesisë dhe kryetarëve të deg degëve të kësaj partie.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët së bashku me kryetarët e degëve, në përputhje me parimet tona të përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës, miratoi vendimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të garojë me lista të veçanta për këshilltarët komunalë. Ky vendim buron nga bindja se fuqizimi i zërit tonë në nivel lokal është thelbësor për realizimin e një qeverisjeje më efikase dhe të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve.
Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash, shprehëm gatishmërinë për një proces transparent dhe të matur, përmes anketave të pavarura dhe sondazheve profesionale, si mënyra më demokratike për të identifikuar kandidatin më të pranueshëm e më përfaqësues për secilën komunë. Për fat të keq, ky propozim nuk gjeti mbështetjen nga partnerët tanë, mirëpo konsiderojmë se nuk duhet të jetë një mundësi e humbur për thellimin e demokracisë së brendshme dhe përforcimin e legjitimitetit publik”, theksoi Blerant Ramadani.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët mbetet një partner i përkushtuar brenda koalicionit VLEN, por për hapat e mëtutjeshëm të ASH, do të varet nga qëndrimet dhe vendimet që do të marrin partnerët në VLEN. Ai ka deklaruar se janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunim në çdo formë që respekton parimet e barazisë dhe interesin qytetar.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments