Një nga vokalistët e grupit DNK, Andrej Gjorgjieski dhe katër anëtarë të tjerë të këtij grupi muzikor kanë vdekur si pasojë e zjarrit që shpërtheu sot në orët e para të mëngjesit në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë.
Grupi po performonin mbrëmjen e djeshme në këtë diskotekë dhe se zjarri ka shpërthyer në momentin kur janë ndezur fishekëzjarre që kanë nxitur zjarrin.
Vladimir Blazev Panço nga grupi i DNK-së ka djegie në fytyrë dhe dorë, dhe është nën mbështetje për oksigjen. Mes të vdekurve ishte Aleksandar Efremov, fotograf i grupit DNA.(INA)