Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMinistri Toshkovski: 20 persona janë të dyshuar, rreth 15 janë në stacion...

Ministri Toshkovski: 20 persona janë të dyshuar, rreth 15 janë në stacion policor

“Janë 20 të dyshuar, rreth 15 persona janë në stacion policor”, informoi ministri Pançe Toshkovski në një konferencë për media para stacionit policor në Koçan, lidhur me ngjarjen tragjike në të cilën humbën jetën 59 persona nga zjarri në një diskotekë.

Sipas tij, kompania që ka menaxhuar diskotekën “Puls” në Koçan nuk ka licencë legale për punë, shkruan TV21. Toshkovski thotë se çështja e licencës është e lidhur me mito dhe korrupsion. Ai tha se ata nga viti 20224 kishin një licencë të falsifikuar.

“Kjo licencë, si shumë të tjera në të kaluarën, është e ndërlidhur me ryshfet dhe korrupsion, por dallimi në këtë rast është se tani fajtori ka emër dhe mbiemër”, tha Toshkovski.

“Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje janë të vdekur, disa janë në spital. Katër persona janë dërguar në spital, dy anëtarë të grupit, djali i një pronari diskotekaje, drejtuesi i diskotekës. Disa nga të arrestuarit janë persona të cilët sipas provave janë fajtorë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë ngjarje, një person që është organizatori i ngjarjes është ndaluar. Po ashtu është ndaluar ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ish-udhëheqësi dhe udhëheqësi aktual i një sektori të Ministrisë së Ekonomisë, është ndaluar ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe tre të punësuar të kësaj drejtorie, një pjesë që kanë qenë në kuadër të sigurimit, aktiviteteve dhe si organizatorë të ngjarjes”, theksoi ministri Toshovski. Sipas tij, në MPB janë zhvilluar biseda informative me mbi 25 persona, dëshmitarë dhe se do të vijojnë hetimet e mëtejshme.

Ministri Toshovski tha se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona dhe se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, shumica prej viktimave tashmë janë identifikuar. (INA)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments