Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMendi Qyra: Paga minimale të jetë 31.500 denarë

Mendi Qyra: Paga minimale të jetë 31.500 denarë

Pas kërkesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë që të rritet paga minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore doli me propozim që ajo të jetë 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës së tashme minimale.

Këtë qëndrim të Odës sot e konfirmoi edhe kryetari i saj Mendi Qyra, i cili vlerëson se kjo është mënyra e vetme që të zgjidhet paga minimale në periudhë më të gjatë.

“Po, ne mbetemi në atë qëndrim që paga minimale të jetë 31.500 (denarë) dhe kontributet të mbeten të njëjta dhe mendojmë se kjo është zgjidhja e vetme dhe mënyra që të zgjidhet paga minimale për shumë vite”, deklaroi Qyra, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para takimit që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore pasdite e organizoi me përfaqësues të Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments