Sunday, December 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRasti “Alfa”, ja çka thotë Izet Mexhiti

Rasti “Alfa”, ja çka thotë Izet Mexhiti

Pas refuzimit të Gjykatës Penale për rikthimin në gjykim të rastit Alfa zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se po punohet në heshtje për këtë rast dhe jo përmes propagandave.

Sipas Mexhiti VLEN dhe Qeveria nuk e keqpërdor këtë rast ashtu siç e ka keqpërdorur Grubi. Mexhiti tha se është i bindur se aty ka parregullsi, por po punohet në drejtim të zgjidhjes.

“Ne nuk jemi si ato të tjetër që i kemi përdorë rastin dhe e kemi futur që ta bëjmë temë edhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër , në po bëjmë punën tonë dhe fjalën kryesore e ka gjyqësia në këtë rast prokuroria , kemi bindje se në atë rast ka parregullsi dhe po punojmë por jo nëpërmjet mediumeve po punojmë aty ku duhet. Ata që i kanë marr votat në rastin alfa është zotëri Grubi dhe ju e dini mirë këtë punë dhe ne nuk jemi si Grubi dhe ata tjerët që e kanë keqpërdorë rastin dhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër. Ne punojmë aty ku duhet dhe me dështimet e tyre dhe të atyre do mundohemi ti korrigjojmë ne po merremi me dështimet e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti- zv kryeministër i parë. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!