Wednesday, December 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLista e zezë do të zgjerohet ende në RMV”, Ageler: Kur ka...

Lista e zezë do të zgjerohet ende në RMV”, Ageler: Kur ka korrupsion jemi të detyruar të caktojmë masa

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara kur vendos dikë në listë sipas cilitdo ligj, është i përshtatshëm dhe sepse këtë e kërkon ligji ynë, u shpreh ambasadorja amerikane në Shkup Angela Ageler në intervistë për Sloboden Pecat. Ajo shtoi se Ligji amerikan thotë se kur jemi të vetëdijshëm për vepra korrupsioni që janë të dëmshme për interesat kombëtare të cilitdo shtet, atëherë jemi të detyruar t’i caktojmë ato sipas asaj kategorie të ligjit. Ajo tha se priten emra të rinj të cilët do të përfshihen në listën e zezë amerikane.

“Ende nuk ka ndodhur që dikush të jetë i habitur. Mund të them përsëri, ashtu siç e kam thënë edhe më parë, ky është një proces shumë dinamik. Po ndërtojmë raste. Për fat të keq, ka shumë mundësi për zhvillimin e rasteve. Mendoj se populli, qytetarët dhe votuesit e këtij vendi sigurisht e kuptojnë këtë. Ky është një proces që vazhdon ndërsa punojmë për këtë me Uashingtonin. Dhe kur rastet të jenë të përgatitura, atëherë do të shpallen”, u shpreh Angela Ageler – Ambasadore e SHBA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!