Thursday, December 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të ketë seancë përgatitore

Taravari shkruan se “me këtë vendim, është treguar se shteti po ecën përpara”.

Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk.
P.s
Besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm (presim video)”, ka shkruar Taravari.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme në të cilën në rend dite ishte edhe vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, vendosi që për të njëjtën iniciativë të ketë seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë juristë ekspertë, përfaqësues të partive politike dhe të tjerë.

Pritet që data për këtë seancë të caktohet në vazhdim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!