Friday, December 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBilall Kasami: Le të flenë rehat! Çështjet e shqiptarëve janë në duar...

Bilall Kasami: Le të flenë rehat! Çështjet e shqiptarëve janë në duar të sigurta, e mbrohen nga gardianët e vërtetë shqiptarë

Pasi më 11 dhjetor pritet që të mbahet seanca e Gjykatës kushtetuese për Ligjin për gjuhët, reagime të shumta pati nga opozita ku kryesisht ishin kritika dhe akuza për pozitën, përcjell TV21. Për deklarimet nga opozita, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, që siç tha, sa ishin në pushtet, nuk u interesuan për çështjet shqiptare por tani që erdhi koha e përgjegjësi. Kasami tha se, sa i përket çështjes shqiptare, le të flenë rehat, që siç thotë, janë në duar të sigurta, e mbrohen nga gardianët e vërtetë shqiptarë.

“Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare ndër të cilat edhe çështja e gjuhës shqipe!

22 vite në pushtet, Ali Ahmetit nuk i interesuan aspak as gjuha, as flamuri, as të burgosurit e pafajshëm të rastit “Monstra”, as ish-ushtarët e UÇK-së dhe asgjë shqiptare, sepse asokohe ai kujdesej vetëm se si të pasurohen familjarët e tij, e si të blejnë Qendra Tregtare, siç është SORAVIA!

E derisa ai pasurohej, çështja shqiptare dhe shqiptarët ranë në nivelin më të keq se në kohën e Millosheviqit!

E tani, kur erdhi koha e përgjegjësisë, e kur të korruptuarit e BDI-së duhet të përgatiten për në burg, Aliut ju kujtuan çështjet shqiptare.

Po un ju them se sa u përket çështjes kombëtare, Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, le të flejnë rehat sepse çështjet e shqiptarëve janë në duar të sigurta, e mbrohen nga gardianët e vërtetë shqiptarë.

A nëse nuk i zë gjumi për krimet që kanë bërë, atëherë me keqardhje them se nuk mund ti ndihmojmë as ne, por nuk do i shpëtojnë as planet e tyre për destabilizim.

KOHA PËR PËRGJEGJËSI”, tha Bilall Kasami.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!