Më 13.11.2024, në ora 01:15, në Ohër-Shën Naum, në afërsi të vendbanimit të Ohrit, “Eleshec”, vetura e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Ohrit, e drejtuar nga një 18-vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga.
Personi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave mjekësore, ndërsa një pasagjer 16-vjeçar nga Ohri është transportuar në spitalin “Shën. Erazmo” ku u konstatua se ka lëndime të rënda trupore. Prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin e aksidentit. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, njofton SPB-Ohër.