Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOrban: Nëse pajtohen, jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Maqedonisë së Veriut...

Orban: Nëse pajtohen, jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse pajtohen Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përcjell TV21. Orban tha se janë të gatshëm të punojnë që të gjendet një zgjidhje që u përshtatet të dy palëve. Tutje, ai u shpreh se është një gabim që Maqedonia e Veriut ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nëse pajtohen me Bullgarinë, unë kam një propozim dhe atë ia dorëzova kryeministrit. I thash që jemi të gatshëm të shfrytëzojmë këtë kryesim me BE-në që të ndërmjetësojmë. Ne jemi të gatshëm të punojmë në atë që të gjendet një zgjidhje e mirë siç i konvenon edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Ne jemi këtu që të ofrojmë më të mirën. Është një gabim shumë i madh që ju ende nuk jeni pjesë e BE-së dhe gabim i madh që juve ju ndajnë nga një shtet tjetër”, tha Viktor Orban.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments