Treni përplas për vdekje 50 vjeçarin

0
490
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në hekurudhën tek bulevardi “Serbia” në Shkup, mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare. Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit, kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Ndihma Urgjente Mjekësore në Shkup.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore në Shkup.