57 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare të cilët nuk do të jenë deputetë edhe në këtë mandat dhe të cilët nuk do të kthehen në vendin e mëhershëm të punës, do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim mujor nga Kuvendi deri më një vit, pas përfundimit të mandatit. Ish deputetët këtë mund ta bëjnë me kërkesë deri te
Kuvendi në afat prej një muaji pas skadimit të mandatit, e që ishte data 28 maj.
Shërbimet e Kuvendit sqarojnë se ka akoma shumë ditë deri në përfundim të afatit për të bërë kërkesën, prandaj nuk mund të na japin një numër të sakt, sa kërkesa janë bërë deri më tani.
Ligji për rrogat dhe për kompensimet e tjera të deputetëve si dhe të funksionarëve të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, parashikon që:
“Deputeti i cili në kohën e ushtrimit të funksionit të deputetit ka marrë rrogë ose kompensim mujor në Kuvend, funksionar ose nëpunës në pozitë drejtuese të cilin e emëron Kuvendi, gjegjësisht e emëron trupi që e autorizon presidenti ose qeveria, mundet të marrë rrogë pas përfundimit të funksionit për periudhë deri më një vit, edhe atë:
– tre muaj, në rast se funksionin e ka kryer deri më gjashtë muaj,
– gjashtë muaj, nëse funksionin e ka kryer nga gjashtë muaj dhe një ditë, deri më 12 muaj,
– nëntë muaj, nëse funksionin e ka kryer nga 12 muaj dhe një ditë, deri më 24 muaj, dhe
– 12 muaj, nëse funksionin e ka kryer 24 muaj dhe një ditë e më shumë”, thuhet në Ligji për rrogat e funksionarëve.